Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasoje e popullsise shqiptare me karakter te thjeshte dhe shum tolerant. Toleranca fetare eshte rezulatat i ekzistences se shqiptarizmit, si nje ideologji mbarekombetare. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarine.
… Të dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
Misionari katolik Pjetër Mazreku në një raport të tijin dërguar Selisë së Shenjtë të Romës më 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët – shënim i autorit) si p.sh. me kremtue ditën e premte që asht festa kryesore e turqve (myslimanëve – shën. i aut.) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët – shën. i aut.), si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen (shëndetësohen – shën. i aut.), në qoftë se kryejnë disa të këqia …”. Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë.